Policia pranon dhunën ndaj gazetarit: I kërkojmë ndjesë, nuk do ta përsëritim më

416
Sigal

Policia e Shtetit i ka kërkuar ndjesë gazetarit të Neës 24 Enver Doçi për dhunën që ka ushtruar mbrëmjen e djeshme ndaj tij.

Pasi skandali u bë në media edhe me pamje filmike dhe dhuna u dënua nga figura politike dhe rangjet e gazetarëve, Policia u detyrua të lëshojë një deklarët ku të justifikojë sjelljen e saj agresive ndaj Doçit.

Në deklaratën për shtyp, Policia u justifikua se kjo ndodhi për shkak të një operacioni të tensionuar për arrestimin e një personi.

“Policia e Shtetit ka ndaluar  në mbrëmje në Peshkopi – thuhet në deklaratë, – një person me precedente të shumëfishtë penale, ndaj edhe aksioni i ndalimit ka qenë kompleks. Nisur nga të dhënat e marra në rrugë operacionale, operacioni ishte me risk të shtuar.

Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit të TV “Neës 24”.

Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin.

Pavarësisht situatës së krijuar, Policia e Shtetit siguron të gjithë qytetarët dhe gazetarët se është në shërbim të tyre dhe ndodhi të tilla nuk do lejohen të përsëriten, pavarësisht arsyeve dhe situatave.”