Policia jep detaje për pakon tek “Astiri”

1258
Sigal

Pas shpërthimit të kontrolluar të pakos së konstatuar në anë të bordurës në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse, policia jep detaje.

“Pas mbërritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë shpërthimi i telekomanduar i pakos ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por kishte dy bateri të vjetra, një bobinë dhe një kapak celulari, të lidhura dhe të mbështjella me natriban për të krijuar idenë e një mine me telekomandë”,- sqaron policia.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo pako është lënë qëllimisht në rrugë për të krijuar panik.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.