Sigal

Policia e Tiranës ka bërë një goditje të madhe, duke arrestuar sot një … shofer.

Një shofer është vënë në pranga nga policia, pasi ai ishte pa patentë me vete dhe udhëtonte pa rrip sigurimit.

Por sipas policisë, shoferi ka tentuar ti japë një shumë prej 2000 lekësh edhe policit që të mos gjobitej.

Pas këtyre veprimeve, shoferi me inicialet A. H., 32 vjeç është arrestuar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje dretimi me vete, arrestohet pasi i ofron 2000 lekë policit rrugor për ta toleruar.

Gjatë kontrolleve policore, në funksion të disiplinimit dhe rritjes së parametrave të sigurisë, u verifikua se shtetasi me iniciale A. H., 32 vjeç,  po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, pa leje drejtmi me vete dhe gjatë kontrollit dhe verbalizimit të shkeljes, i ofroi një shumë me prerje 2000 lekë të reja agjentit verifikues të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e penalizimit.

Në këto kushte, Drejtuesi i mjetit u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe u përpilua procedura administrative për shkeljet e evidentura.