Sigal

Të paktën dy të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur është bilanci paraprak I tragjedisë së rradhës që ka goditur Italine e veriut.

Një urë është shembur në autostradën ‘A10’ në Genova dhe bashkë me të sipas raportimeve të para të mediave kanë rënë dhjetëra makina.

Bëhet fjalë për urën ‘Morandi’, që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian.

Të paktën 200 zjarrëfikës po luftojnë për të shpëtuar cfarë të mundin ndërkohë që vendi është rrethuar nga forcat e policisë dhe ambulancat.