Policia e shtetit terror në rrugët e Tiranës / Njoftimi i ish-deputetes

239
Sigal

Ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka njoftuar nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në rrjetin social facebook në lidhje me protestën e sotme në të cilën policia e shtetit po terrorizon cdo rrugë të Tiranës. Ajo gjithashtu i bën me dije qeverisë së rilindjes se nëse mendoni se duke i frikësuar të rinjtë, do i ndaloni të reagojnë, jeni gabim!

Ja statusi i plotë :

Policia e shtetit terror në rrugët e Tiranës.
Mjafton të dilni për një ecje në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe do të shihni si po ndalojnë e marrin në pyetje çdo person adoleshent. Pa asnjë arsye, pa kryer asnjë veprim të dyshimtë e madje larg sheshit ku është thirrur protesta. Ky është një provokim i qëllimshëm.
Nëse mendoni se duke i frikësuar këta të rinj do i ndaloni të reagojnë, jeni gabim!
Vet policia e shtetit me urdhra të qeverisë është shkaktarja e vërtetë e trazirave, ata janë provokatorët.
Personalisht isha dëshmitare e ndalesave që ju bën disa adoleshentëve, pa asnje motiv, përgjatë rrugës së Durrësit.