Policia e Beratit arreston dy shtetas për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje

512
Sigal

Policia ka arrestuar një 74 vjecar në Urën Vajgurore.

Shtetasit V.Y i’u gjet armë pa leje të cilën e mbante në banesën e tij.

Po kështu policia e Beratit ka arrestuar edhe një 30 vjeçar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Falë bashkëpunimit me qytetarët bien në prangat e policisë dy shtetas.

Arrestohet një shtetas që mbante armë pa leje, si dhe kapet një person në kërkim i dënuar me 4 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë për të goditur paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet, Specialistët e Seksionit për Krimet mbi bazën e informacioneve të marra bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : V.Y, 74 vjeç, banues në Ura Vajgurore, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’’, pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri.

Gjithashtu po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: E.H, 30 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.