Policia arreston dy kosovarë në pikën kufitare Qaf-Prushit Has

348
Sigal

Në pikën kufitare të Qaf-Prushit në Has, policia ka
arrestuar  dy kosovarë, për veprat penale” Kotrabanda me mallra të tjera,
kryer në bashkëpunim” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Policia informon se: Më datë 24.12.2016,
specialistët e Policisë Kufitare Qaf-Prush- Has, arrestuan në flagrancë dy
shtetas kosovar dhe konkretisht Afrim Shala, 47 vjeç, banues në Pejë Kosovë dhe
Esat Jahjaga, 43 vjeç,  banues Rashkoc, Kosovë. Arrestimi i shtetasve u
bë  pasi po tentonin të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër, me mjetin
“Volksëagen”, me targa 03 612 BT.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, për veprat
penale”Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim” dhe ” Kalimi i
paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuat nga neni 174 dhe 25 i K.Penal.