Polici i burgut 313 rezulton pozitiv me Covid-19, kishte të infektuar gruan dhe djalin

310
Sigal

Një polic i burgut 313 në Tiranë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pasi kishte të infektuar bashkëshorten dhe djalin më parë.

Burime për gazetaren Klodiana Lala thonë se polici është vetëkarantinuar bashkë me familjen në shtëpinë e tyre, teksa janë testuar 12 kolegë policë të tij që kanë patur kontakte me të infektuarin.

Polici nuk kishte lidhje me ambientet e burgut, pasi merrej me librat e shërbimit ndërkohë nuk është rasti i parë që burgjet në Shqipëri preken nga COVID-19.

Ndërkohë në burgun e Reçit një polic që ka familjarë me COVID-19 vetë ai ka rezultuar negativ, teksa edhe 5 kolegë të tjerë të tij pasi janë testuar kanë rezultuar po negativë, por megjithatë janë karantinuar.