Pogradec, furgoni përplas motorin, plagosen 2 persona

238
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.

Nga të dhënat paraprake mësohet se janë përplasur një mjet me një motor. Aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht.

Të dy drejtuesit janë dërguar në spitalin e qytetit dhe gjendja e tyre ende nuk bëhet e ditur.

Ndërkohë policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.