Poeti i shquar Lefter Çipa merr Dekoratën e lartë “Nder i Kombit” në Ditën e Pavarësisë nga Presidenti Meta

339
Sot, pikërisht në Ditën e Flamurit, Presidenti Republikës Ilir Meta ka dhënë në një ceremoni zyrtare dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, poetit të shquar Lefter Çipa.
Pas ceremonisë Presidenti poston në facebook shënimin e mëposhtëm:
“Nga kjo baltë e kësaj toke/
Merr një grusht e shtrydhe fort/
Pika gjaku do kullojë/
Luftën e madhe tregon.” 
Me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe të 15-vjetorit të përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e Kryeveprave të Njerëzimit të mbrojtura nga UNESCO, pata nderin e veçantë të çmoja sot në Vlorën e Flamurit, poetin e shquar Lefter Çipa, me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”, për rolin e tij brilant si krijues, rapsod, mbartës dhe interpretues i perlave të këngëve polifonike shqiptare tradicionale dhe bashkëkohore.
Me frymëzim thellësisht kombëtar, me vargje të shtrydhura nga dallgët e detit dhe të përshkuara nga dashuria për Atdheun, Poeti ynë i shquar Lefter Çipa është një burim frymëzimi i përjetshëm i bukurisë së jetës dhe shpirtit njerëzor, eposit historik dhe vlerave morale, identitetit dhe ndjenjës kombëtare, me kontribut të shquar për lartësimin në UNESCO të polifonisë shqiptare.
  
Sigal