Po transportonin drogë me makinë, arrestohen 3 shqiptarë në Kroaci

466
Sigal

Policia kroate ka arrestuar tre shqiptarë të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

Ndalimi i shqiptarëve u bë në hyrje të pikës së kalimit  kufitare në Karasovici.

Dyshimet e policisë u përforëcuan pas kontrolleve të kryera ndaj një automjeti të drejtuar nga një 56 vjeçar shqiptar.

Ku brenda mjtit ndodheshin edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 44 dhe 36 vjeç

Policët e Stacionit të Policisë Kufitare Gruda, në bashkëpunim me doganierët, gjetën 39,485 kg marihuanë. Droga ishte paketuar në 28 pako, dhe u gjet në pjesën e poshtme të automjetit.