Pendarovski: Nuk është bërë asgjë për Korridorin 8!

442
Sigal

Presidenti I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se në 25 vite  nuk është bërë asgjë për të realizuar projektin e Korridorit 8-të, sipas Memorandumit të nënshkruar nga Presidentët e 4 vendeve. Për këtë Presidenti I Maqedonisë së Veriut fajson lidershipin politik.

“Për shkak të udhëheqjes politike në të dy vendet. Nuk po flas vetëm për udhëheqjen politike të sotme. Po flas për lidershipin politik gjatë 20 viteve të fundit. Nuk kemi asnjë justifikim për këtë,”- tha Pendarovski në RTSH.