Po shkonte në stan, rrëzohet rrugës, ndërron jetë 69-vjeçari në Himarë

106
Sigal

Një 69-vjeçar ka humbur jetën nga plagët e marra pasi është rrëzuar aksidentalisht duke ecur në një zonë malore në Himarë.

Sipas policisë, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.