‘Po hetonte trafikun e drogës me policinë shqiptare’/ Zhdukja e ish-kryepolicit malazez, a u tradhtua?!

270
Sigal

Ish-shefi i policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviç, aktualisht pjesë e sektorit të anti-drogës në policinë kufitare të Malit të Zi rezulton i zhdukur në rrethana misterioze prej 27 Majit.

Zyrtari i ka humbur gjurmët në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Ka qenë gruaja e tij, Marija Elezović që denoncoi zhdukjen pasi humbi kontaktet me bashkëshortin. “Telefoni i tij ishte fikur dhe gruaja e tij nuk ka komunikuar me të që nga ajo kohë (27 Maji)”, tha një burim nga grupi hetimor për mediat malazeze.

Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.

“Elezoviç ka kapërcyer kufirin disa herë kohët e fundit dhe ka qëndruar në Shqipëri” shkruajnë mediat përtej kufirit.