Po blinte cigare me euro të falsifikuara, arrestohet 19 vjeçari në Lezhë

509
Sigal

Një 19 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Lezhës pasi është kapur në flagrancë me kartëmonedha euro false.

Policia lokale bën me dije se i riu ka shkuar për të blerë cigare dhe aty është konstatuar se i riu mbante euro false.

Njoftimi i policisë lokale:

Gjatë kontrollit i janë gjetur e sekuestruar edhe 4 kartmonedha të tjera të falsifikuara, të prerjes 50 Euro.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave”.