Mbrëmë u shoqëruan dy truprojat, Berisha jep sot dëshminë në polici për sulmin ndaj tij në protestë

140
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet sot në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të dëshmuar mbi sulmin e djeshëm ndaj tij. Mbrëmë janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre dy prej truprojave të tij, pasi ndërhynë menjëherë ndaj agresorit 31-vjeçar, Gert Shehu, që qëlloi me grusht Berishën, duke e dhunuar së bashku me disa prej protestuesve të tjerë. 31-vjeçari pësoi dëmtime të shumta në fytyrë dhe në trup dhe u transportua në spitalin e Traumës ku ende po merr mjekim.

Për sulmin e bërë ndaj Berishës pati reagime të shumta nga ana e opozitës dhe dhe e diplomatëve të huaj në vend, që e dënuan rastin duke e cilësuar si të papranueshëm në një vend demokratik.