Plumba në Vlorë, një person qëllohet me armë nga kushëriri i gruas

194
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Llakatund të Vlorës, ku raportohet se është qëlluar me armë drejt një personi. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S.B., drejt të cilit dyshohet se qëlluar për çështje familjare.

Sipas raportimeve të para, autori dyshohet se është kushëriri i gruas së tij.

Sipas mediave, shtetasi S.B. ka qenë duke ecur me motor kur është qëlluar drejt tij dhe ka pësuar fraktura në trup, pasi është aksidentuar.

Deri më tani nuk është gjetur asnjë armë zjarri, teksa është shoqëruar një person në komisariat.