Plas sherri në Vlorë/ Njëri plagoset me sende të forta, policia jep detajet

229
Sigal

Dy persona janë shoqëruar në komisariat nga policia e Vlorës, pasi janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku shtetasi me iniciale V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës  12:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, shtetasi V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Të dy këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.