Planet për fundjavë? Shikoni më parë parashikimin e motit

716
Moti në fundjavë do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në gjithë territorin, ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat Lindore.
Sipas Meteoalb e shtuna, paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare por pas mesditës, shira të dobët do ketë në zonat Juglindore. Ndërsa e diela do të sjellë kthjellime.
E shtuna vijon me rënie të lehtë të temperaturave në mëngjes por rritje me 2°C sjell mesdita. E diela, sërish me rritje të vlerave termike duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 28°C.
Sigal