Plagosje me armë zjarri në Shkodër, ja kush ra pre e plumbave

671
Mbrëmjen e sotme të shtëna më armë zjarri u raportuan në Shkodër.
Sipas bluve të qytetit veriperëndimor si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi R.K,. 40 vjeç.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk ka të dhëna për autorin e ngjarjes.
“Më datë 28.03.2018, rreth orës 21.20 , ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afersi te shkolles “Oso Kuka “ lagje Vojo Kushi Shkoder, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoj se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjec banues në lagjen “Vojo Kushi”, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia
Sigal