Plagosje me armë zjarri në Berat, autorët largohen nga vendi i ngjarjes

365
Sigal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Poshnje, në Urën Vajgurore.

Nga të dhënat e para, mediat mësuan se është plagosur shtetati me inicialet I. I., i cili ishte kthyer nga Anglia pak ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ku i plagosur ka mbetur nipi i pronarit.

Berat/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.