Plagosja me thikë e kryebashkiakut të Divjakës, Prokuroria e Lushnjes regjistron procedim, dy akuzat që rëndojnë ndaj Orges Xhelilit

99
Sigal

Prokuroria e Lushnjes ka regjistruar procedimin për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakëës Fredi Kokoneshi, pak ditë më parë nga Orges Xhelili.

Xhelili akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Më herët Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Orges Xhelilin, i cili disa ditë më parë plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij.

Avokatët e Orgesit u shprehën se ngjarja ka të bëjë me një tender, i cili është në hetim.

“Nuk ka qenë goditje për shkak të detyrës. Ngjarja ka të bëjë me një rast të një tenderi që është në hetim”, theksuan avokatët.

Më herët, babai i Orgesit theksoi se djali i tij nuk ka pasur probleme, ndërsa bëri thirrje që të zbardhet e vërteta e ngjarjes.