Plagoset me thikë një 34-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori i krimit

194
Sigal

Një 34-vjeçar është plagosur një ditë më parë me thikë në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Policia njofton sot se E. Sh., 34 vjeç, tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.