Plagoset me armë zjarri 60 vjeçari në Mamurras, niset me urgjencë drejtë Tiranës

211
Sigal

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur mesditën e sotme në Mamurras.

Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të 60-vjeçarit të identifikuar si M. Lika.

Ky i fundit, ka mbetur i plagosur rëndë.

Bluzat e bardha të qytetit të Lezhës e kanë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Detajet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia në informacion zyrtar thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.