Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Levan – Tepelene këtë padite.
Makina me të cilën lëvizte një çift ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit, një 31-vjeçar është plagosur rëndë, ndërsa partnerja e tij ka mare plage më të lehta.
Çifti i bashkëshortëve po udhëtonte nga Greqia drejt Tiranës me automjetin e tyre, kur ende për rrethana që nuk dihen makina është batuar pranë fshatit Selishtë, duke përfunduar në anë të rrugës.
Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e personave të aksidentuar, ndërsa në vendgjarje janë afruar edhe grupet e emergjencës për tu ardhur në ndihmë personave të lënduar.
Aksi Levan – Tepelenë është bërë shpesh e pjesë e kronikave të ngjarjeve aksidentale, me pasoja në njerëz.