Pjesë e koalicionit me Berishën/ LSI dërgon shkresën në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet lokale të 6 marsit (Dokumenti)

138
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e sotme ka paraqitur në KQZ kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Partia me kryetare Monika Kryemadhin do të jetë pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ku do të dalim me kandidatë të përbashkët nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe PDK-së së Nard Ndokës.

Kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”:
Lulzim Vrana – Vorë
Premtim Kryemadhi – Dibër
Hekuran Xhani – Rrogozhinë
Ardian Muka – Durrës
Elton Bano – Lushnje
Bardh Spahia – Shkodër

Shkresa zyrtare e LSI-së dërguar KQZ-së: