Poqese Komisioni i Venecias nuk deklaron se Presidenti Meta duhet shkarkuar, atëhere duhet shkarkuar Kuvendi i Shqipërisë!

724
Sigal

Nga Artan Fuga

Duhet shpërndarë!

Ja çfarë deklaroja në 11 qershor 2019!
——-
Duhet pyetur Venecia gjithsesi se sa është shkalla e paaftësisë në Kuvendin e Shqipërisë që duhet shkrirë një orë e më parë!

I pyetur nga gazeta “Panorama”, Artan Fuga u shpreh:

“Presidenti nuk ka shkelur aspak Kushtetutën. Edhe sikur akti i çdekretimit të jetë jo kushtetues, ai nuk shkel Kushtetutën. Edhe sikur të supozohet se ai e ka pasur gabim.
Sepse presidenti nuk thotë që po ta hedhë poshtë Gjykata Kushtetuese, ai do ta konsideronte përsëri të mirëqenë aktin e vet. Se po të jetë kështu, edhe kryeministri ka shkelur Kushtetutën sa herë që Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë ndonjë projektligj. Pra, Presidenti edhe po gaboi në ndonjë dekret, ai është kurdoherë brenda frymës se Kushtetutës.”