Pjesë e grupit që vranë 22-vjeçarin shqiptar në rrugën e Britanisë, mbi 30 vite burg për dy bashkatdhetarët e viktimës (emrat)

45
Sigal

Dy burra të dënuar për vrasje nga pakujdesia për rolet e tyre në një përleshje të madhe në rrugë në Sheffield, e cila çoi në vdekjen e një 22-vjeçari, janë vënë pas hekurave. Armend Xhika vdiq nga plagët me thikë pas një përleshjeje masive midis dy grupeve shqiptarësh më 13 maj të vitit 2021.

Policia e Yorkshire-it të Jugut thotë se përleshja ishte paraprirë pas një përplasjeje në rrugë, e cila ndodhi më herët atë ditë, pasi një nga grupet fajësoi zotin Xhika për aksidentin. Marsid Senia, 26 vjeç dhe 29-vjeçari Mentor Selmani u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia në lidhje me vdekjen e të riut, shkruajnë mediat vendase.

Pas më shumë se dy vitesh pritje, familja e Z. Xhika më në fund iu dha drejtësi kur dy nga personat përgjegjës për vdekjen e tij të parakohshme u burgosën për një total prej 33 vitesh e katër muajsh gjatë një seance në Gjykatën e Sheffield.

Duke përshkruar rolet e Selmanit dhe Senias, gjyqtari, Nicholas Hilliard, tha në seancë se megjithëse provat nuk zbuluan që ndonjëri prej tyre kishin qëlluar me thikë 22-vjeçarin, duke i shkaktuar plagët fatale, por është e faktuar që ata ishin në vendin e ngjarjes dhe pjesë e grupit që ‘inkurajonte ‘ dhe ‘ndihmuan’ vrasësin.

Duke dhënë dënimin, gjyqtari tha se ashpërsia e çështjes kërkon ‘dënime të rëndësishme’ dhe e burgos Selmanin për 20 vjet, ndërsa Senia u dënua me 13 vjet e katër muaj pas hekurave. Të dy të pandehurve iu tha se ata nuk mund të lënë qelitë pa kryer dy të tretat e dënimit të tyre dhe më pas do të dëbohen pas daljes nga burgu.