Pirro Misha: Biblioteka në rrezik zjarri, ulim automatin, ministrja: Ndërhyjmë në verë

340
Sigal

Tri jave pasi drejtori i Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha deklaroi në News 24 rrezikun e vazhdueshëm të përfshirjes së godinës nga zjarri për shkak të amortizimit të sistemit elektrik, ministrja e Kulturës Elva Margariti, jep lajmin e ndërhyrjes. Deklarata e Margaritit u bë këtë të premte, ndërsa në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të bibliotekës, u ekspozuan gazetat që njoftonin hapjen e saj më 10 korrik 1920 dhe revistat që botoheshin atë kohë në vend. Ekspozita u hap në Muzeun Historik Kombëtar si për të kujtuar që një shekull më herët, Biblioteka dhe Muzeu qenë së bashku. Misha vërejti me keqardhje ndryshimet në 100 vite. “Biblioteka u krijua me ndjenja misioni, sot mungon”, tha ai.