Njohja e pronësisë, afat deri në 23 maj

523
Pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist, të cilët nuk kanë bërë ende kërkesë për kthimin e pronës kanë afat deri në fillim të javës tjetër. Agjencia e trajtimit të pronave tha se ata që nuk e respektojnë këtë afat e humbasin përfundimisht pronën. “Të gjitha strukturat e agjencisë janë vënë në dispozicion të qytetarëve për të pritur të gjitha kërkesat e reja për njohje pronësie të cilat duhet të depozitohen deri në ditën e hënë datë 23 maj të këtij viti, afat ky i cili i bazuar në ligjin e ri është përfundimtar”, u shpreh Drejtoresha e Agjencisë.
Drejtoresha e agjencisë tha pronarët duhet të paraqesin vetëm dy dokumente për pronën që pretendojnë, pozicionimin hartografik të saj dhe një dokument arkivor të njohur zyrtarisht. “Është agjencia e re e trajtimit të pronës ajo që do të bëjë çdo verifikim dhe hetim administrativ të kërkesave duke i hequr pronarit këtë barrë të rëndë burokratike, e cila e ka dëmtuar këtë proces”, thotë drejtoresha.
Paralelisht Qato tha se ka nisur shqyrtimi 8600 dosjeve të mbetura prej vitesh pa vendimmarrje. “Për 510 dosjet e para ka nisur procesi i verifikimit konfirmimit dhe hetimit administrativ në përfundim të të cilit agjencia do të dalë me vendimmarrjet e para për njohjen e pronave”, tha Qato. Në ligjin e ri, qeveria ka përcaktuar 80 mijë hektarë tokë dhe 50 miliardë lekë si fond kompensimi në dhjetë vitet e ardhshme , por drafti është kundërshtuar si i padrejtë nga shoqatat e pronarëve. 
Sigal