Ngjarja e rëndë që ka shokuar opinionin publik, ka marë tjetër rrjedhë, pasi piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline.
Sipas policisë, ato çfarë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar, janë kamerat e sigurisë dhe ora biometrike e 20-vjeçares, e cila tregon kohën reale të vdekjes, që nuk përkon me atë që kishte dëshmuar bashkëshorti i saj në polici.
Pas shërbimit përkujtimor, siç njoftoi zëdhënësi i policisë Apostolos Skrekas, në njoftimet e emergjencës këtë pasdite, piloti u mor me anije dhe u dërgua në Skiathos dhe prej andej me helikopter për në Athinë, ku dhe ndodhet aktualisht.
Sipas informacionit të parë, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte.