Pezullohet nga detyra, drejtori i Menaxhimit të Riskut të AKU-së, të hënën merret vendimi

556
Sigal

Është pezulluar nga detyra numri dy i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Kreshnik Totaj, i cili mban rolin e drejtorit të Menaxhimit të Riskut, një ndër sektorët kyç të AKU-së.

Ky pozicion është një ndër sektorët kyç të AKU-së, ai është pezulluar pasi ka thyer etikën dhe disiplinën.

Pezullimi është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së. Ditën e hënë do të mblidhet komisioni me përfaqësues të AKU-së dhe të Departamentit të Administratës Publike, ku do kërkohet shkarkimi nga puna i tij.