Petrit Vasili: Integrimi europian perjashton absolutisht bashkejetesen me Ramen!

Deshtimin me integrimin Rama nuk e mbulon dot më.
Me një fjali të vetme, kjo ishte një kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, pasi iluzioni i Edi Ramës ishte: “unë do të bëj gjithçka, do ta shkërmoq shtetin ligjor në tërë elementët e tij”, pra do ta shemb për dhe çdo element që ka të bëjë me të drejtat bazike të njeriut, me të drejtat e shenjta të pronës, të lirisë së shprehjes, të të drejtës për të marrë drejtësi të barabartë dhe me akses, dhe megjithate Europa do te me toleroje. Të gjitha këto iluzione te tij u shëmbën përdhe.
Edi Rama kishte iluzionin që, megjithëse këto bëhen ditën për diell, në sytë e të gjithëve, nën monitorimin e të gjithëve, ai do t’i imponohej Evropës me këtë model të narkoshtetit të tij, i cili punon, grabit dhe trafikon për llogari të tij. Dhe nuk mund të kishte një qëndrim tjetër nga Europa perpara ketij gangstetizmi shteteror.
Qëndrimi gjerman nuk duhet parë thjesht si një qëndrim gjerman, sepse ai pasqyron frymën dhe kërkesat e pakapërcyeshme të Evropës për çdo shtet që kërkon të bëhet pjesë e saj. Pra, në këtë rast, Edi Rama sa herë që bllokohet në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok, përpiqet të krijojë gjoja konflikte bilaterale.
Dikur, kur u shpreh Makroni, ju e mbani mend, u përpoq ta paraqiste si problem personal: “Evropa, Makroni ka problem me ne dhe na e nxjerr neve”. Sot thotë se Gjermania ka problem me ne. Madje pati edhe deklarata absurde, si ato të Baton Haxhiut që thoshte se nuk ka shtet më të korruptuar sesa Gjermania.
Kjo është propaganda provinciale, qe demek të krijohet ideja sikur një fuqi kaq e madhe si Gjermania ka problem me një realitet të vogël si ky i korruptuari Rama. Është vertet qesharake. Në fakt, nuk është thjesht Gjermania, por i gjithë opinioni evropian qe ka te papranueshem nhe antishtet si ky i Rames.
Vendet e korruptuara, një narko-shtet, janë një fenomen i panjohur për Evropën dhe i paimagjinueshëm që të ekzistojë në zemër të saj. Kjo ka ndodhur ne Ameriken Latine dhe ate Qendrore por ka pasur realitetet e veta historike, ekonomike e koloniale krejt te tjera, por në Evropë kjo është absolutisht e paimagjinueshme.
Dhe Edi Rama ka vepruar me idenë se mund t’i imponohet Evropës me një model të tillë. Kjo ka ardhur sepse duke ndjekur politikën e “havjarit”, pra të kompromentimit dhe korruptimit të zyrtarëve të caktuar evropianë kjo pjeserusht ka funksionuar deri në një moment te caktuar derisa gjithshka u be kaq e rende.
Kemi parë ambasadorë të korruptuar dhe qëndrime skandaloze. Pamë edhe deklarata të diskutueshme nga figura të rëndësishme si Marta Kos, e cila i quajti zgjedhjet në Shqipëri të lira dhe të ndershme, ndërkohë që rezolutat evropiane kanë qenë kritike, nderkohe qe vete Kos hetohet per lidhje me UDB jugosllave.
Megjithatë, shumë gjëra kanë filluar të ndryshojnë. Evropa e di mirë se që të përfshijë vende me probleme të mëdha korrupsioni do të thotë të shtojë barrën e saj, jo ta zgjidhë atë.
Në këtë rast, është e qartë që sot problemi është vetem tej Rama dhe qeverisja. Shqipëria shihet si një vatër ku kultivohet dhe mbështetet krimi i organizuar dhe narkotrafiku, që më pas ka si objektiv edhe vetë Evropën.
Kjo është provuar në shumë ngjarje nëpër Evropë, ku grupe kriminale shqiptare veprojnë duke pasur një bazë të sigurt në Shqipëri, ku ata kthehen e strehohen kur kanë probleme.
Gjermania e di mirë se çfarë ndodh në qytete si Hamburgu apo Frankfurti etj, ku këto rrjete janë aktive. Për këtë arsye, një vend si Shqiperia me këto problematika kaq te renda shihet si rrezik i madh.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria konsiderohet një vatër nga ku organizohen aktivitete të krimit dhe narkotrafikut për Evropën,SHBA, Ameriken Latine Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Prandaj, është e qartë që aktualisht ka një përpjekje serioze te DHBA fhe Europes për t’i vënë fre kësaj situate skandaloze ne Shqiperi.
Ndërkohë, politika e “havjarit”, pra ryshfetit ndaj nderkombetareve te kortuptuar, nuk mund të funksionojë pafundësisht. Ka ardhur një moment përballjeje me realitetin.
Nga ana tjetër, një investim i madh i Evropës ka qenë reforma në drejtësi. Por rasti Balluku u pa si një moment që shënoi fundin e iluzioneve për këtë reformë, e cila kishte kohë që ishte degraduar.
Pyetja që shtrohet është: çfarë mbetet nga ky investim për Evropën dhe SHBA-të, të cilat investuan jo vetëm financiarisht, por edhe politikisht për ta paraqitur si model?
Ky model nuk u ndoq nga vende të tjera si Kosova apo Maqedonia e Veriut, të cilat refuzuan një qasje të tillë.
Konkluzioni ishte qe gjithshka u fut ne grusht nga narkoshteti i drehtuar nga Edi Rama shembi dy kolonat zgjedhjet e ndershme dhe shyetin ligjor ne Shqiperi.
NOA