Peter M. Tase: Prof. Dr. Steve H. Hanke nderohet me titullin “Profesor Nderi i AAB College University” në Prishtinë

22
Sigal

Më 6 Maj, 2025 Prof. Dr. Steve H. HANKE, Professor i ekonomisë së aplikuar në Universitetin Johns Hopkins, Baltimore – Maryland, u nderua me titullin “Profesor Nderi i AAB College University në Prishtina, KOSOVA; në nderim të punës se tij te palodhur në forcimin e sistemit monetar dhe politikave financiare në Republikën e Kosovës. Prof. HANKE u nderua nga Rektori i AAB College Blerim Olluri; doktor në shkenca të kriminalistikës dhe njeri prej arkitektëve të ndërtimit të Institucioneve të policisë në Kosovë. Prof. Dr. Steve H HANKE është babai i krijimit të këshillit monetar të Bullgarisë që garanton vlerën e pa ndryshuar të monedhës lokale në Bullgari. Gjithashtu ka shërbyer për dy vjet si këshilltar për çështjet ekonomike në Shtëpinë e Bardhë gjate presidentit Ronald W. REAGAN. Prof. HANKE ka qenë ndermjetës dhe negociator i zgjidhjes së krizës diplomatike midis Kilit edhe Argjentinës përfshirë Konfliktin Beagle ne 1978. Ceremonia e dekorimit u zhvillua më 6 Maj, 2025 ne Hotel Amstel Intercontinental by IHG në Amsterdam në praninë e miqve te Kosovës në Bashkimin Europian dhe Hollandë. “