Pesë punonjëse me koronavirus, mbyllet fasoneria në Vlorë, koleget e tyre protestojnë për t’u rikthyer në punë

333
Sigal

Një fasoneri e prodhimit të këpucëve është mbyllur ditën e sotme në qytetin e Vlorës nga ISHSH pasi pak ditë më parë pesë punonjëse të saj kanë rezultuar pozitive me covid 19.

ISHSH thotë se është mbyllur një kat i fasonerisë, për shkaqe sigurie, deri në një moment të dytë kur të jenë marrë të gjitha masat për dezinfektimin e saj.

Punonjës të fasonerisë (ata që u mbyllën) kanë dalë sot në protestë para prefekturës për të hapur punën. Punonjësit e dalë në protestë janë shpërndarë nga policia, për shkak se janë të ndaluara grumbullimet e shumë personave.

Duke lënë mënjanë frikën, punonjësit kanë kërkuar rikthimin në punë të tyre, pasi shprehen se ky është e vetmja burim për të ardhurat e tyre, dhe për të mbajtur familjet me ushqim.

Burime bëjnë me dije se të infektuarat janë pesë punonjëse, që nuk kanë lidhje familjare mes tyre.