Përsëritet 1985, ngrin liqeni i Fierzës

505
Sigal

Kukësi është njëri nga qytetet më të prekura nga moti i keq me reshje të dendura dëbore, të shoqëruara më pas edhe nga ngricat e forta, që vazhdojnë të jenë prezent në të gjithë territorrin.

Ngricave të forta nuk u ka shpëtuar as liqeni i Kukësit ose siç njihet Liqeni i Fierzës, që pjesë- pjesë ka ngrirë gjatë natës.

Për herë të parë ujërat e liqenit ngrinë në dimrin e vitit 1985.