Humb jetën një 12-vjeçar, bie në liqenin e Kasharit

515
Sigal

Një 12-vjeçar ka humbur
jetën në Tiranë teksa kishte rënë në liqenin e Kasharit. Ngjarja e rëndë ka
ndodhur rreth orës 14.15 në Mezëz.

Të dhënat e para bëjnë të ditur se bashkë me të miturin ndodhej dhe një fëmijë
tjetër, 15 vjeç, i cili ështënxjerrë nga liqeni dhe është dërguar menjëherë në
spital.

Ndërkaq në liqenin e Kasharit priten dhe polumbarët për të nxjerrë trupin e
fëmijës nga liqeni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.