Përsëri tërmet i fortë. Këtë radhë goditet Greqia

609
Sigal

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka tronditur rajonin e Kretës në Greqi.

Tërmeti ka rënë rreth orës 09:50 dhe epiqendra ka qenë në det në jug-lindje të ishullit të Kretës.

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare njofton se tërmeti kishte një thellësi 20 kilometra.

Ai është i ngjashëm për nga forca me tërmetin që tronditi Shqipërinë të shtunën.

Ndërkohë raportohet gjithashtu se një tërmet i shkallës 4.7 Rihter ka rënë në rajonin perëndimor të Turqisë, 64 kilometra në perëndim të Stambollit.