Përrallat me ‘100 fshatrat’ , 270 mln euro u bënë tym , auditi: Lista e investimeve s’ka lidhje me projektin

Lista e investimeve që Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka paraqitur Kontrollit të Lartë të Shtetit si investime në kuadër të programit të “100 fshatrave turistikë” nuk kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e këtyre fshatrave. Në letërkëmbimin me  KLSH-në, Fondi thotë se deri në mars të 2022 ka ndërmarrë 88 projekte zhvillimore me një vlerë totale prej 32 miliardë lekësh, ose rreth 270 milionë euro me përfitues direkt 76 fshatra të listës së fshatrave turistikë. Por, KLSH thotë në raport se lista e dorëzuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka lidhje direkte me programin e 100 fshatrave. Sipas KLSH, puna e paraqitur ka ndikim indirekt, pasi janë punë civile, të cilat edhe pse nuk kanë lidhje direkte me investimet për 100 fshatrat, ndërtimi i tyre ka ndikim të drejtpërdrejtë për zhvillimin e zonës. Qeveria përzgjodhi në 2018-n 100 fshatra në të gjithë territorin e vendit për t’i financuar përmes një fondi prej 1 miliard eurosh në ndërtimin e infrastrukturës dhe nxitjes së agroturizmit. Tërmeti i 2019-s dhe më pas pandemia ngadalësuan realizimin e projektit të parashikuar për t’u mbyllur që në 2020-n.

Fshati i Ri pa rrugë, ujë e drita

Sigal

Fshati i Ri në njësinë administrative Postribë është një nga zonat që ka njohur më pak investime gjatë 30 viteve të fundit në bashkinë Shkodër. Mungesa e infrastrukturës rrugore, ndriçimit publik, furnizimit me ujë të pijshëm i kanë detyruar qindra familje të jetojnë në kushte tejet të vështira.