Përplasje me armë mes kushërinjve, një i plagosur, tre të arrestuar

736
Policia e Dibrës ka dhënë detaje të reja për përplasjen me armë të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Muhër. Sipas policisë personat e përfshirë në konflikt janë kushërinj me njëri- tjetrin, ndërsa motivi i ngjarjes dyshohet për shkak të një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, ku personat e përfshirë në konflikt e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë dhe një vit pala tjetër. I plagosur me armë ka mbetur Endri Sina 18 vjeç. Policia ka shoqëruar si të dyshuar babë e bir P.S e R.S si dhe vëllain e të plagosurit T.S 31 vjeç. Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia ndërhyn në kohë rekord duke parandaluar përshkallzimin me pasoja të rënda të një konflikti me armë mes disa shtetaseve.
Rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, njësia administrative Muhurr – Dibër, një punonjës policie me detyrë Specialist i Policisë së zonës ka dëgjuar të shtëna armësh.
Menjëherë ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Punonjësi i policisë ju ka bërë thirrje palëve të hedhin armët dhe ka pritur përforcime ku në kohë rekord kanë mbërritur forca të shumta policie të Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Dibër.
Në vendngjarje është konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi E.S 18 vjeç, banues në Muhurr i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuat në spitalin e traumës në Tiranë dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta të policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Dibër për veprime të mëtejshme i dy shtetaseve babë e bir shtetasit P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, banues në Muhurr që dyshohet se kanë plagosur me armë shtetasin e mësipërm.
Autorët e dyshuar kanë tentuar t’ju largohen shërbimeve të policisë, por janë kapur në kohë rekord nga policia .
Gjithashtu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë edhe vëllai i shtetasit të plagosur, shtetasi T.S 31 vjeç.
Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy armë zjarri, konkretisht një armë kallashnikov që dyshohet se shtetasi i plagosur ka qëlluar në drejtim të dy shtetasëve babë e bir.
Si dhe një armë zjarri Pistolet që dyshohet se shtetasit P.S e R.S kanë qëlluar duke plagosur shtetasin E.S.
Gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët.
Shtetasi i plagosur me dy autorët janë kushërinj të dytë.
Motivi i konfliktit dyshohet se është për një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, ku këta shtetas e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal