Përplasi me motoçikletë fëmijën 3 vjeç, arrestohet 19-vjeçari

193
Sigal

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes, pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me motoçikletë një fëmijë 3-vjeç në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Policia bën me dije se 19-vjeçari, E. D., nuk ka pasur leje drejtimi për motoçikletën, ndërsa i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

19-vjeçari do të hetohet për vepat “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.