Përplasen tre makina në Krujë, gjashtë të plāgosur

283
Sigal

Një aksident ka ndodhur pas mesnate në Krujë, pasi janë përplasur tre automjete.

Mësohet se një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho”.

Siç bën me dije policia si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe.

Të plāgosurit pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2020, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S., e për pasojë janë lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe, të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.