Përplasen tre makina në Elbasan, dy të plagosur

30

Si pasojë e motit me reshje shiu, nuk kanë munguar as aksidentet në vend.

Në aksin nacional-Elbasan- Librazhd në fshatin Mirakë, tre mjete janë përplasur mes tyre.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona nga mjete të ndryshme. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit ku raportohet se nuk janë në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku është duke mbajtur akt konstatime, dhe nga vëzhgimi i vendit të aksidentit ka dyshime të jetë shkaktuar nga lagështira në rrugë