Përplasen dy motoçikleta, aksident me tre të plagosur në aksin Lezhë-Shkodër

143
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Dy motorë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur tre persona, drejtuesit e motorëve dhe një pasagjer.

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia e Lezhës ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.