LAJM I FUNDIT/ U përplas mbrëmjen e djeshme nga makina në Tiranë, ndërron jetë një person (EMRI)

172
Sigal

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 60 vjeçari Begzan Hysi, njëri prej këmbësorëve që u përplas mbrëmjen e djeshme nga automjeti i drejtuar nga shtetasja D.G, 29 vjeç.

Sipas informacioneve të Fax News, 60 vjeçari nuk ka mundur t’umbijetojë plagëve të marra, ndërsa shtetaset V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilat po ashtu u përplasën nga automjeti, sot kanë lënë spitalin.