Përplasen dy makina në Vlorë, njëra përfundon në kanal. Transportohet në spital një grua

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën e Selenicës, në afërsi të kthesës së Armenit.

Nga informacionet paraprakë bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal pas përplasjes.

Sigal

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur disa persona, një prej të cilëve ka përfunduar në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhejen e rrethanave të aksidentit.