Lamtumirë Microsoft Paint. Pas 32 vitesh, programi del jashtë funksionit

1412
Microsoft Paint programi jetëgjatë i editimit grafik i përdorur gjatë fëmijërisë që nga viti 1980 është destinuar të shuhet. Microsoft’s next Windows vendosi të bëje përditësim të 10 versioneve ndërkohë që Microsoft Paint pas 32 vitesh funksionimi nuk do të ekzistojë më. Prezantimi i parë me Paint Microsoft, versionin e parë të Windows 1.0 . në 1985 bëri që Paint në nivele të saj të ndryshme të ishte një nga redaktorët e parë grafikë të përdorur nga shumë njerëz duke u bërë një pjesë thelbësore e Windows-it. Me rinovimin e 10 versioneve të Windows, të bëra publike në prill, Microsoft prezantoi edhe versionin e ri Paint 3D, i cili është instaluar së bashku me karakteristikat tradicionale Paint 3D dhe mjetet bazë të redaktimit të imazhit 2D. Por nuk bëhet fjalë për një përditësim të versionit origjinal Paint dhe natyrisht që ky version nuk ka të njëjtin funksion që kryente programi grafik i përdorur gjerësisht që nga krijimi i tij. Tani Microsoft ka njoftuar se, së bashku me Outlook Express, Reader app dhe Reading list, Microsoft Paint do të hiqen përfundimisht nga funksioni.
Sigal