ZYRTARE/ Talenti shqiptar prezantohet te skuadra e Jang Bojs

149
Sigal

Tashmë është zyrtare, klubi i madh zviceran, Jang Bojs, ka konfirmuar se ka transferuar zyrtarisht futbollistin me origjinë shqiptare, Kastriot Imerin nga Servete. Sulmuesi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me klubin e njohur.

“BSC Young Boys shprehen shumë të kënaqur që kanë arritur të nënshkruajnë me Kastriot Imerin, një lojtar ofensiv shumë i kërkuar. 22-vjeçari zviceran ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me YB deri në verën e vitit 2026”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.

Imeri bëri një paraqitje të shkëlqyer te Servete dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur në Super Ligën e Zvicrës, sezonin e kaluar. Në 26 paraqitje Imeri shënoi 11 gola. Ai ka luajtur 78 ndeshje (13 gola, 10 asistime) në divizionin më të lartë të Zvicrës deri më tani, duke bërë gjithsej 148 paraqitje për ekipin e parë të Servete (22 gola, 17 asistime).