Përplasen dy makina në aksin Fier-Vlorë, lëndohet 34-vjeçarja

59
Sigal

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur se rreth orës 07:00, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Panaja, një automjet tip “Fiat” është përplasur me një mjet tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit “Toyota”, B. L., 34 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Panaja, një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin K. H., 66 vjeç, është përplasur me një mjet tip “Toyota” me drejtuese shtetasen B. L., 34 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë  dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.