Përplasen dy automjete në Vlorë, njëra përfundon mbi rrethrrotullim, plagosen dy drejtuesit

119
Sigal

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në ‘Transballkaniken’ e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se një prej mjeteve të përfshira në aksident ka përfunduar mbi rotondo.

Të plagosurit mësohet se janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa kanë nisur hetimet nga policia.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara nga një prej mjeteve që ka goditur mjetin tjetër.